Personi që rrahu Kreshnik Spahiu, Flamur Pirraçi dyshohet se është fans i PD-së.
Ai ka në profilin e tij në “Facebook” një foto me ish-kryeministrin Sali Berisha.
Ai u arrestua nga policia teksa u mundua të largohej nga çadra.
Për momentin nuk dihen arsyet e sherrit që ndodhi brenda çadrës së PD-së.
Por, si duket në PD nuk e shohin me sy të mirë Spahiun, duke qenë se ai ka qenë një kundërshtar i egër i tyre vetëm pak vite më parë.