Kryesore Lajm i mirë: Të gjithë pacientët e shëruar nga koronavirusi prodhojnë antitrupa

Lajm i mirë: Të gjithë pacientët e shëruar nga koronavirusi prodhojnë antitrupa

Të gjithë pacientët që fitojnë betejën me koronavirusin prodhojnë antitrupa. Lajmin e mirë e dha në “Twitter” eksperti Roberto Burioni, i cili konfirmoi se secili pacient prodhon antitrupa në sasi të ndryshme.

“Megjithëse në sasi të ndryshme, pacientët e shëruar nga koronavirusi prodhojnë antitrupa kundër virusit. Ky është një lajm i mirë sepse e bën të besueshëm diagnozën serologjike dhe është diçka premtuese për krijimin e imunitetit.”

Më në detaj, 100% të të prekurve nga virusi pandemik zhvillojnë antikorpe të tipit IgG, që prodhohen pas prodhimit të atyre Igm, që janë antikorpet që aktivizohen normalisht nga organizmi kur reagon ndaj një infeksioni të ri.

Antikorpet IgG mbrojnë për një periudhë më të gjatë personin. “Në qoftë se bazohemi tek precedentët e SARS dhe Mers, këto antikorpe duhet të mbrojnë nga rikthimi i koronavirusit, për të paktën një periudhë 12-24 muajshe. Një lajm i madh”, nënvizoi Guido Silvestri, që drejton laboratorin Emory, një nga më të avancuarit në botë për s ai përket Imunologjisë.

Rezultatet duhet të verifikohen në studime të mëtejshme, por ky mund të jetë një sinjal i mirë edhe për testet sierologjike, që mund të përcaktojnë imunitetin e një personi ndaj virusit që ka bllokuar botën.