Bota Lajme të këqija nga Italia: Rritet numri i të infektuarve, 662 të...

Lajme të këqija nga Italia: Rritet numri i të infektuarve, 662 të vdekur

Pas katër ditësh me lajme shpresëdhënëse, në Itali është prishur trendi pozitiv mbi shkallën e përhapjes së COVID-19, por edhe numrin e të vdekurve.

Viktimat në orët e fundit janë 662, dje ishin 683, duke e çuar numrin e vdekjeve në 8165.

Numri i rasteve të reja vetëm këtë të mërkurë është 4492, rreth 1 mijë më shumë në raport me një ditë më parë.

Kishte disa ditë që rastet e reja në Itali nuk shkonin përtej shifrës katër mijë.

Shqetësimi më i madh në shifra është nga Lombardia ku janë 2500 të infektuar në 24 orët e fundit.

Ndërkohe këtë të mërkurë janë shëruar 999 persona.

Të shëruarit kanë arritur shifrën 10 mijë, ndërsa shifra totale e personave që kanë kontaktuar virusin në Itali janë 80 mijë.