Aktualitet Lezhë/ 19-vjeçari paguan 50 Euro për të blerë cigare, por arrestohet

Lezhë/ 19-vjeçari paguan 50 Euro për të blerë cigare, por arrestohet

Një 19-vjeçar është arrestuar në Lezhë. Sipas policisë, i ri kishte tentuar të blinte cigare me para të falsifikuara.

“Specialistët për hetimin e krimit ekonomik – financiar në Drejtorinë e Policisë Lezhë, pas njoftimit të marrë se një shtetas në një dyqan, në qytet Lezhë, ka blerë paketa cigaresh duke paguar me një kartmonedhë 50 Euro të dyshuara të falsifikuara, kanë organizuar punën duke arrestuar në flagrancë shtetasin B.E., 19 vjeç, banues në Mamurras”, thuhet në njoftimin e uniformave blu.

Gjatë kontrollit fizik atij i janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe 4 kartmonedha të tjera të prerjes 50 Euro, të dyshuara të falsifikuara.