Bota Liguria, rajoni i dytë “më i vjetër” në Europë

Liguria, rajoni i dytë “më i vjetër” në Europë

Liguria është rajoni i dytë “më i vjetër” në Europë. Sipas statistikave të publikuara sot nga Eurostat, te raportuara nga Ansa (të dhëna të 2019-ës), 28.5% e popullsisë së Ligurias është mbi 65 vjeç, dhe për këtë arsye i përket grupmoshës që konsiderohet më e rrezikuar nga zhvillimi i simptomave serioze në rast të infeksionit koronavirus.

Një përqindje më e lartë është regjistruar vetëm në zonën e Chemnitz, në Gjermani (28.9%), krahasuar me një mesatare të BE-së prej 20.3%, një rritje prej 0.3% që nga viti 2018 dhe 2.9% krahasuar me dhjetë vjet më parë

Italia konfirmohet si vendi “më i vjetër” në Evropë, me 22.8% të popullsisë mbi 65 vjeç. Greqia është e dyta me 22%, një përqindje pak më e lartë se Portugalia dhe Finlanda (21.8% secila ). Normat më të ulëta janë regjistruar në Irlandë (14.1%) dhe Luksemburg (14.4%).