Anulimi dhe refuzimi i vizave të gjyqtarëve është hapi i parë dhe shumë shpejt e njëjta masë do të zbatohet nga Ambasada Amerikane edhe ndaj politikanëve.
Kështu u shpreh në Top Story këtë të enjte Lorenc Vangjeli.
“Që nga viti 2005 Ambasada Amerikane ka vënë gishtin tek disa politikanë të njohur, që tentuan të hyjnë apo ishin në politikë dhe një pjesë e tyre u zgjodhën dhe hynë në politikë. Shpejt do të ketë një listë me politikanë që do t’u ndalohet hyrja në SHBA”, tha ai.