Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ishte pasagjer në avionin e grabitur sot në aeroportin Nënë Tereza.
Kështu ka deklaruar gazetarja Klodiana Lala, e cila ka shpjeguar edhe dinamikën e grabitjes spektakolare ditën e sotme në pistën e aeroportit.
Në emisionin “Dritare me Rudinën”, gazetarja tha se ish-kryeprokurori ndodhej në avionin me destinacion Vjenën, Austri.
Katër grabitësit e maskuar çanë rrethimin e pistës së aeroportit dhe u afruan poshtë avionit.
Nën kërcënimin e armëve, ata hynë në barkun e avionit nga ku morën disa thasë me rreth 7 milion euro të tre bankave të ndryshme të nivelit të dytë.