Mungesa e një përgjigje nga LSI për koalicionin e zgjedhjeve të 18 qershorit ka bërë që të tensionohet situata në kampin e majtë.
Fakti që Ilir Meta është duke luajtur me nervat e aleatit më të madh duket se nuk është pritur mirë në selinë rozë.
Në mbledhjen e kryesisë është diskutuar marrëdhënia PS-LSI dhe është kërkuar që Meta të shprehet që tani nëse do të jetë sërish me PS apo do të dal vetëm, kjo për shkak të hartimit të strategjisë elektorale.
Paraditen e sotme kryeministri ka shkuar sërish në zyrën e kreut të Kuvendit, me kërkesën e qartë “shprehu për koalicionin”.
Prej disa kohësh LSI ka deklaruar se çështja e koalicionit do të vendoset nga forumet në muajin prill, por kjo është parë si një lloj shantazhi që Meta i bën Ramës për të kërkuar më shumë nga ndarja e pushtetit.
American Eye