Politika LSI dërgon në KQZ kërkesën për regjistrimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”

LSI dërgon në KQZ kërkesën për regjistrimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”

Lëvizja Socialiste për Integrim i ka dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për regjistrimin  e koalicionit të ri “Shtëpia e Lirisë”, në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme zgjedhore të 6 marsit në 6 bashki të vendit, duke zyrtarizuar kështu pjesëmarrjen e saj.

Sipas dokumentit, koalicioni përbëhet nga PD- Komisioni i përkohshëm i Rithemelimit, LSI dhe Partia Demokristiane e Nard Ndokës.

Sipas dokumentit të nënshkruar nga sekretari i Përgjithshëm i partisë, Ermal Brahimllari, shkronjat nistore të koalicionit do të jenë SH-L.

Sot u prezantua edhe logoja zyrtare e koalicionit, që paraqitet me emërtimin “Shtëpia e Lirisë” në pjesën e sipërme, dhe flamurin kombëtar në pjesën e poshtme.