Bota Lufta me kartelet e drogës, Meksika hakmerret ndaj DEA-s amerikane me ligjin...

Lufta me kartelet e drogës, Meksika hakmerret ndaj DEA-s amerikane me ligjin e ri

Meksika kaloi një ligj, i cili kufizon fuqinë e agjentëve amerikanë, duke i dhënë një fitore të madhe karteleve të drogës, ndërsa kritikët e komentojnë këtë si një hakmarrje për arrestimin e ministrit meksikan të Mbrojtjes, Salvador Cienfuegos, në Los Anxhelos në tetor, shkruan Daily Mail.

Dhoma e ulët e Kongresit miratoi me shumicë dërrmuese ligjin, i cili kërkon që të gjithë agjentët e huaj, përfshirë edhe DEA-n, të ndajnë të gjithë informacionin që ata mbledhin në vend me autoritetet meksikane.

Prej kohësh, Meksika është mbështetur tek agjentët amerikanë për të grumbulluar shumicën e informacionit të saj të inteligjencës mbi bandat e drogës, por ka histori të zymta të nxjerrjes së informacionit, në disa raste edhe me kartelet e drogës.

Ligji i ri komentohet gjerësisht si një fitore e karteleve të drogës në Meksikë. Ky ligj është parë gjithashtu si një politikë e gjerë kundër Shteteve të Bashkuara, pas javësh tensioni me Uashingtonin për operacionet antidrogë.

Presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador, i cili ka qenë shumë kritik ndaj DEA-s që nga arrestimi i Cienfuegos, propozoi projektligjin në fillim të këtij muaji.