Ekonomi Lufta tregtare Kinë–SHBA, ky është shteti që ka përfituar nga mosmarrëveshjet e...

Lufta tregtare Kinë–SHBA, ky është shteti që ka përfituar nga mosmarrëveshjet e tyre

Lufta e vazhdueshme tregtare midis SHBA dhe Kinës ka hapur mundësi të reja për Indonezinë.

Indonezia është ekonomia më e madhe në Azinë Juglindore.

Ekspertët kanë thënë se konflikti midis dy ekonomive më të mëdha në botë do të nxiste kompanitë që të shpejtojnë planet për të zhvendosur pjesë të zinxhirit të tyre të furnizimit nga Kina në vende të tilla si Vietnami, Tailanda dhe Indonezia.

“Indonezia ka parë se ndryshimi po ndodh” – tha ministri  i industrisë, Airlangga Hartart për CNBC në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër. Zyrtari tha se një numër i kompanive që prodhojnë tekstile dhe këpucë kanë eksploruar mundësinë për të lëvizur nga Kina në Indonezi. Ai shtoi edhe se vendi i Azisë Juglindore gjithashtu po eksporton më shumë çelik në SHBA. Kjo, pavarësisht tarifave shtesë të imponuara nga presidenti i SHBA, Donald Trump, marsin e vitit të kaluar.

Eksportet Indoneziane të hekurit dhe çelikut në SHBA u rritën 87.7 për qind nga viti në vit në periudhën janar-nëntor 2018, sipas të dhënave nga ministria e tregtisë së vendit. Gjatë të njëjtës periudhë, eksportet e përgjithshme në SHBA u rritën me 3 për qind. Airlangga tha se lufta tregtare mund të përfundonte duke dëmtuar ekonominë globale dhe kjo nuk është e mirë për të gjitha vendet. “Mendoj se norma e re e ngadalshme e rritjes ekonomike nuk është e mirë për të gjithë … Nuk është mjaftueshëm mirë për Indonezinë për të krijuar vende pune” -tha ministri.