Bota Luftanija angleze në Ukrainë, mesazh i fortë për Rusinë

Luftanija angleze në Ukrainë, mesazh i fortë për Rusinë

Një luftanije e Marinës Mbretërore të Britanisë së Madhe është dërguar në Ukrainë për t’i dërguar një mesazh të fortë Rusisë dhe Presidentit Vladimir Putin.

Sekretari i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Gavin Williamson ka vizituar luftanijen në portin e Odessa të Ukrainës. Ai tha se prania e forcave britanike tregon mbështetjen për Ukrainën që po përballet me agresionin e Rusisë.

“Ajo që ne i themi Rusisë dhe Presidentit Putin, është që nuk mund të vazhdojnë të veprojnë pa respekt apo në kundërshtim me ligjet dhe praktikat ndërkombëtare”, u shpreh Williamson.

Sipas tij, në vijim do të ketë edhe luftanije të tjera britanike që do të qëndrojnë në Ukrainë.

Nga ana tjetër, NATO ka rritur patrullimet dhe operacionet luftarake në Detin e Zi për shkak të tensioneve në rritje mes Rusisë dhe Ukrainës.

Kurse Moska zyrtare e ka konsideruar anijen e Marinës Mbretërore si anije spiune.