Extra Luftë me vdekjen, Arbër Hajdari rrëfen momentin e vështirë

Luftë me vdekjen, Arbër Hajdari rrëfen momentin e vështirë

Opinionisti i “Big Brother VIP” Arbër Hajdari ka qenë i ftuar në emisionin “S’e luan Topi” ku ka dhënë një rrëfim emocional, në të cilën ka cekur një temë delikate lidhur me fëmijërinë e tij.

Ai ka zbuluar se ka kaluar disa vështirësi me shëndetin e se ka vuajtur nga një infeksion që mjekët nuk e merrnin dot përsipër.

“Fëmijërinë time e mbaj mend të ndarë në dy pjesë. Një pjesë ajo e fillimit kur kalove disa vështirësi me shëndetin dhe gjithmonë si ai djali i vogël i shtëpisë që më shikonin me sy ndryshe duke treguar më tepër kujdes për shkak dhe të asaj që kisha kaluar. Unë historinë e vërtetë e mora vesh kur u rrita, më vonë prindërit e ndanë këtë.

Ka qenë një infeksion, në atë kohë ju e dini si ka qenë niveli i mjekësisë në Shqipëri, për të cilën prindërit gati sa nuk më humbën, pasi mjekët u dorëzuan aso kohe. Disa vite kalova në spital, e më pas Zoti kishte vendosur që mos të më merrte aq herët. Unë mbaj mend vetëm këtë periudhën që përmenda, që isha fëmija që duhet të kujdeseshin gjithë kohës”, ka rrëfyer Arbër Hajdari.