Extra Macja shpëton nënën me dy fëmijë, “udhëheq” ekipin e kërkimit në rrënoja...

Macja shpëton nënën me dy fëmijë, “udhëheq” ekipin e kërkimit në rrënoja (VIDEO)

Një nënë me dy fëmijët e saj dhe një foshnjë janë shpëtuar nga ekipet e shpëtimit në Turqi falë një maceje.

Në një video që qarkullon në rrjetet sociale shihet se si macja “udhëheq” shpëtimtarët drejt rrënojave të një ndërtesë të shkatërruar nga tërmeti prej nga më në fund ata dalin me tre të mbijetuar.

Një gjest ky që sjell dhe njëherë në vëmendje fuqinë e lidhjes kafshë-njeri.

Ndërkohë, numri i viktimave që goditi Turqinë dhe Sirinë 11 ditë më parë i ka kaluar 41 mijë, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë mundur të nxjerrin të gjallë nga rrënojat rreth 10 mijë vetë, mes të cilëve qindra fëmijë.