Bota Macron: Franca dhe Italia, sërish bashkë për Europën

Macron: Franca dhe Italia, sërish bashkë për Europën

Presidenti Macron tha se Franca dhe Italia duhet kapërcejnë përplasjet e fundit diplomatike dhe përsëri të punojnë së bashku për të mirën e Evropës. Njëherësh ai paralajmëroi për rrezikun e nacionalizmit në Evropë.

Lidhjet midis aleatëve tradicionalisht të ngushtë u tensionuar pas qëndrimeve të dy populistëve në qeverinë e Romës, Luigi Di Maio dhe Matteo Salvini, të cilët kritikuan Macron dhe qeverinë e tij, kryesisht mbi çështjen e migrimit. Kjo bëri që Paris të thërrsë ambasadorin e saj në Romë për konsultime.

“Ishte një keqkuptim. Incidenti i fundit nuk është serioz për mua dhe unë duhet ta kapërcej atë”, tha Macron për RAI.

Ai tha se anëtarët e BE-së duhet të shmangin nacionalizmin dhe të punojnë së bashku për të trajtuar probleme të tilla si emigrimi masiv dhe problemet ekonomike, raporton Reuters.

“Ka njerëz që mbrojnë nacionalizmin, të cilët duan të luftojnë Evropën tonë. Unë do të luftoj kundër këtyre njerëzve të fuqishëm, sepse unë besoj se ata na bëjnë të humbasin vite duke na kthyer në ndarjet e vjetra”, tha Macron.