Presidenti Emmanuel Macron tha se kërkon të ndërmarrë masa më të fuqishme kundër radikalizimit dhe izolimit të myslimanëve nga pjesa tjetër e shoqërisë franceze.
Në një fjalim në Mulhouse, ai e quajti separatizmin armik dhe të papërputhshëm me lirinë, barazinë dhe unitetin e kombit.
Macron tha se është e papranueshme që të shkelet ligji në emër të besimit fetar, që ligjet fetare të jenë mbi ligjet e republikës.
“Ne nuk mund të kemi ligjet e Turqisë në territorin francez”, theksoi Macron.
Ai shtoi, gjithashtu, se Franca kërkon të largojë gradualisht imamët e dërguar nga shtete të tjera, ndërkohë që njëkohësisht rrit edhe numrin e dijetarëve dhe drejtuesve myslimanë të arsimuar në Francë.