Bota Macron tremb të gjithë liderët europianë, nisin izolimet

Macron tremb të gjithë liderët europianë, nisin izolimet

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, do të karantinohet deri më 24 dhjetor, pasi presidenti francez Emmanuel Macron rezultoi pozitiv me koronavirus, tha ministria e Jashtme e Spanjës, për CNN.

“Pasi dëgjoi informacionin e dhënë nga Pallati Elysee se Macron ishte pozitiv me Covid-19, kreu i qeverisë, Pedro Sanchez do të pezullojë të gjitha aktivitetet e tij të programuara për ditët e ardhshme, sipas udhëzimeve shëndetësore”, njoftoi zëdhënësja, e cila shtoi se dy liderët kanë ngrënë drekë së bashku të hënën.

Po ashtu, dhe kryeministri francez Jean Castex, do të karantinohet për shtatë ditë.

Listës i shtohet edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili njoftoi se do të izolohet si një masë paraprake. Michel ishte në një drekë të hënën me Macron, por “u informua nga autoritetet franceze se ai nuk konsiderohet një kontakt i ngushtë”.

Edhe kryeministri portugez, Antonio Costa, do karantinohet dhe po anulon të gjithë takimet e planifikuara pas takimit me Macron, të mërkurën. Edhe pse deri më tani nuk ka shfaqur asnjë simptomë, Costa po pret rezultatet e testit të koronavirusit teksa vazhdon të kryejë detyrat e tij virtualisht.