Sport Mahnit ylli i gjimnastikës, kryen për herë të parë kapërcimin e “ndaluar”...

Mahnit ylli i gjimnastikës, kryen për herë të parë kapërcimin e “ndaluar” për femrat

Ajo cilësohet si një nga gjimnastet më të mira të së gjitha kohërave, por pas garës US Classic në Indianapolis, në Shtetet e Bashkuara, Simon Biles ka arritur atë që asnjë atlet i gjinisë femërore nuk e kishte arritur në garë.

Bëhet fjalë për lëvizjen Yurchenko të dyfishtë, një kapërcim nga kali që parashikon dy rrotullime mbrapa, dhe që merr emrin nga gjimnastja Natalia Yuchenko, që krijoi këtë stil kapërcimesh në vitin 1983.

Rrotullimi i dyfishtë nuk ishte realizuar kurrë me sukses nga një femër, ndërkohë që hyn si një lëvizje e vështirë edhe te programi i atletëve meshkuj. Për këtë arsyeje nuk habit fakti që atletja 24-vjeçare nga Teksasi shpërndau menjëherë videon, sepse kjo arritje vlen padyshim më shumë sesa çdo medalje.

Biles ka fituar 19 medalje ari në Botërorët nga viti 2013 deri në 2019, si dhe 4 medalje ari në Lojërat Olimpike të Rio de Janeiro në 2016.