Aktualitet Makina përfundon buzë përroit, humb jetën 18-vjeçari në Dibër

Makina përfundon buzë përroit, humb jetën 18-vjeçari në Dibër

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të premte në rrugën e fshatit Melan në Dibër.

Si pasojë e përmbysjes së makinës ka humbur jetën pasagjeri 18 vjeç, ndërsa shoferi nuk ka pësuar dëme shëndetësore.

Fillimisht ngjarja është pikasur nga kalimtarët e rastit të cilët kanë njoftuar policinë dhe ambulancën.

Ndërkohë grupi hetimor ka nisur hetimet rreth kësaj ngjarje të rëndë.