Aktualitet Makina përplas motoçikletën në Elbasan, humb jetën 21-vjeçari

Makina përplas motoçikletën në Elbasan, humb jetën 21-vjeçari

Një 21-vjeçar gjeti vdekjen mbrëmjen e sotme në Elbasan në një aksident rrugor.

Ngjarja u shënua në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Vidhas.

Policia thotë se, “shtetasi A. B., 41 vjeç banues në Kuçovë, duke drejtuar mjetin me targa AA 829 JO, ka aksidentuar drejtuesin e motoçikletës shtetasin A.M., rreth 21 vjeç , banues në fshatin Vidhas Elbasan, i cili ka ndërruar jetë në vend”.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.