Kryesore Makina që u shiti Habilajve, Rama: I thashë Tahirit se u paska...

Makina që u shiti Habilajve, Rama: I thashë Tahirit se u paska dhënë ushqim qenve

Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer në emisionin Zonë e Lirë të Arian Çanit se çfarë i tha Tahirit për Audin që u shiti Habilajve.

Arjan Çani: Çfarë ju tha Saimir Tahiri pas akuzave të Dritan Zagamit?

Edi Rama: Zagani është i dënuar nga Gjykata për dekonspirim të operacionit të policisë kundër një grupi trafikantësh. Ai ka folur pas dënimit. Ka folur ligji, pastaj ka folur ai.

Arjan Çani: A verifikuat akuzat e Zaganit?

Edi Rama: E di ku ka përfunduar por di që në Shqipëri ka një vendim, kur të dënojnë o je një i pandehur politik o kaq shumë provohet fajësia jote saqë nuk bëjnë dot një pazar për të liruar.

Arjan Çani: A jeni informuar çfarë transportonin Habilajt me Audi?

Edi Rama: S’di për çfarë bëhet fjalë, kurse ky grup po gjykohet nga ata prokurorë të Serisë A, ata matanë detit.

Arjan Çani: A i thatë gjë ju Tahirit kur ky pranoi që i shiti makinën Habilajve?

Edi Rama: I thashë pse s’thua që makinën e paske bërë ushqim për qentë që nuk do të ndahen.