Aktualitet Mali i Zi ashpërson masat, dëshmi vaksinimi apo test negativ për të...

Mali i Zi ashpërson masat, dëshmi vaksinimi apo test negativ për të hyrë në vend

Mali i zi ashpërson masat kundër pandemisë, mes rritjes së rasteve me koronavirus si pasojë e variantit delta. Autoritetet njoftuan të premten se të gjithë ata qe do të hyjnë në vend, përfshirë shtetasit shqiptarë do të duhet të kenë certifikatë vaksinimi, test negativ ose dëshmi për shërimin nga Covid-19 muajt e fundit.

Masat hyjnë në fuqi nga 20 gushti, dhe do të zbatohen deri në 10 shtator.

Po ashtu edhe vendasit, do të duhet të paraqesin dëshminë e vaksinimit apo të testit negativ për të marrë pjesë në dasma, ditëlindje apo festa të tjera me grumbullime masive.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme informon se “këto masa nuk do të aplikohen për shtetasit nga Shqipëria, Kosova, Kroacia, Bosnja, Serbia dhe Maqedonia e Veriut”.