Politika Mali i Zi hap kufijtë për shqiptarët

Mali i Zi hap kufijtë për shqiptarët

Nga e shtuna, Mali i Zi do të hapë kufijtë me vendet e rajonit, përfshirë Shqipërinë. Lajmin e dha drejtori i Institutit të Shëndetit Publik të Podgoricës, Boban Mugosa, i cili theksoi se me shumë gjasë udhëtarëve do t’u kërkohet të dëshmojnë përmes një testi PCR ose serologjik se nuk janë të infektuar me koronavirus.

Sipas Mugosës hapja e kufijve bëhet me kërkesë të industrisë së turizmit. Ai tha se situata në Serbi po përmirësohet, që do të thotë se kurba është drejt sheshimit. “Kemi hyrë në një fazë të në cilën transmetimi lokal është ende i lartë, por plotësisht i kontrolluar”, tha drejtorit i Institutit të Shëndetit Publik.