Politika Manastirliu: Po punojmë që procesi i vaksinimit të fillojë në muajt e...

Manastirliu: Po punojmë që procesi i vaksinimit të fillojë në muajt e parë të 2021

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se qeveria shqiptare po punon që procesi i vaksinimit në vendin tonë të nisë në muajt e parë të vitit 2021.

“Qeveria është e angazhuar që në momentin e parë, po bëhen të gjitha përpjekjet. Për këtë jo vetëm që kemi parapaguar përmes instrumentit të Covax, por po bashkëpunojmë me vendet e Bashkimit Europian për marrëveshje direkte, dhe me prodhuesit. Kemi kontaktuar kompaninë Pfizer dhe po punojmë me të. Kemi gati planin dhe skenarët bazuar në llojin e vaksinës. Nëse vjen vaksina e Pfizer ka specifika të përcaktuara dhe jemi duke punuar për të siguruar infrastrukturën që duhet e dedikuar për të”, tha Manastirliu.

“Në këtë plan vaksinimi të përgatitur janë përcaktuar edhe grupet prioritare; do të fillohet me punonjësit të shëndetësisë, më pas punonjësit e qendrave të kujdesit afatgjatë, më pas me personat mbi 75 vjeç”.