Bota Zgjedhjet e para në 12 vite, partitë etnike fitojnë në Mostar

Zgjedhjet e para në 12 vite, partitë etnike fitojnë në Mostar

Qyteti i Mostarit në Bosnjë e Hercegovinë mbajti zgjedhjet e para lokale në 12 vite. Rezultatet paraprake treguan se shumica e votave shkuan për partitë kroate dhe boshnjake, rivaliteti mes të cilave ka lënë këtë qytet pa një këshill bashkiak.

Mostar nuk zhvillonte zgjedhje që nga viti 2008 kur partitë ekstremiste kroate dhe boshnjake, HDZ dhe SDA, bllokonin vazhdimisht proceset e vendimmarrjes në qytet.

Koalicioni multietnik i partive të moderuara, Blloku BH, fitoi vota mjaftueshëm për të luajtur një rol vendimtar në këshillin e ardhshëm të qytetit, duke marrë 35 anëtarë. Nuk është e qartë nëse dy partitë kryesore do të formojnë një koalicion sërish me njëra-tjetrën apo nëse do të bashkëpunojnë me partitë e tjera të vogla.

Mostari, i njohur për urën e famshme të epokës së perandorisë osmane, është qyteti më multietnik në Bosnjë e Hercegovinë. Komuniteti kroat dhe boshnjak ndahen nga lumi Neretva që prej fundit të luftës civile në mesin e viteve ’90.

Pjesëmarrja në zgjedhje, nga 100 mijë personat me të drejtë vote, ishte 55%. Shumica e atyre që votuan ruajtën distancimin social dhe respektuan masa të tjera të vendosura për të luftuar përhapjen e koronavirusit. Vëzhguesit thanë se zgjedhjet u zhvilluan të qeta dhe pa ndonjë problem apo parregullsi serioze.