Aktualitet Manastirliu: Shërohen edhe dy infermierë të prekur nga koronavirusi

Manastirliu: Shërohen edhe dy infermierë të prekur nga koronavirusi

Shërohen dhe dy infermierë të tjerë të prekur nga koronavirusi në vend.

Lajmi u konfirmua nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila thotë se deri tani janë shëruar në total 15 pjesëtarë të personelit shëndetësor.

“Edhe 2 infermierë janë shëruar pas testit konfirmues nga laboratori i virologjisë në #IShP.

Shkon në 15 numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruarve nga COVID19 #FORCA”- shkruan Manastirliu.

Deri tani, numri zyrtar i mjekëve dhe infermierëve të infektuar nga koronavirusi është 32. Mes tyre edhe shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj,