Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, thotë se në Shqipëri përgjohet kushdo.
Manjani: Plani i parë është plani legal. Ka dy mënyra përgjimi ligjërisht, ka përgjime parandaluese dhe përgjime procedurale. Në Shqipëri përgjon kushdo. Përgjojnë italianët sa kanë qejf. Përgjojnë amerikanët si u do qejfi. Përgjojnë grekët sa ju do qejfi. Edhe këto historitë e Tahirit nga ata dolën, nuk dolën nga Visha. Të gjitha këto përdoren nga të tjerë dhe jo nga SHISH.
Çani: Nuk përdoren njerëzit e politikës, por njerëzit e krimit të cilët përmendin njerëzit e politikës. për lidhje.
Krasniqi: Nga viti 2002, asnjë politikan nuk përgjohet.