Kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami kanë arritur marrëveshje lidhur me ndryshimet kushtetuese, duke pranuar një kompromis për tre ditë. Gjatë takimit të përbashkët, mësohet se Zaev ka arritur të sigurojë 80 vota pro reformës kushtetuese.
Përmes një komunikate të përbashkët për shtyp qeveria dhe Lëvizja BESA kanë bërë të ditura detajet e marrëveshjes, me anë të cilës sigurohen votat e nevojshme për të votuar ndryshimet kushtetuese për emrin e ri Maqedonia e Veriut.