634 – Beteja e Dathin: Forcat myslimane nën Jazidit ibn Ebu Sufjanit mundin forcat bizantine të krishtera rreth Gazës. Kjo ishte një betejë e vogël gjatë luftërave arabe – bizantine, por u bë shumë e njohur në letërsinë e asaj kohe. Fitorja e myslimanëve u kremtua edhe nga hebrenjtë të cilët kishin qenë një pakicë e persekutuar në kuadër të Perandorisë romake.

1524 – Lindi Luis de Camoes, poeti më i madh i gjuhës portugeze. (Vdiq më 1580). Kamoes konsiderohet si Shekspiri i Portugalisë kryesisht për poezinë e tij e cila ndjek stilin e Homeri, Virgjilit dhe Dantes. Sonetet Portugeze të Kamoes janë përkthyer në dhjetëra gjuhë.

1789 – George Washington zgjidhet unanimisht si presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara nga Kolegji Zgjedhor.

1794 – Legjislatura franceze heq skllavërisë në të gjitha territoret e Republikës së Francës. Skllavëria do të rivendosej në kolonitë franceze të Indive perëndimore në vitin 1802.

1859 – Zbulohet Kodeksi i Sinait. Quhet ndryshe edhe “Bibla e Sinait”, një nga katër kodikëve më të mëdhenj; kopje e lashtë, e shkruar me dorë në shekullin IV. Kodeksi i Sinait mendohet të jetë një nga tekstet më të sakta dhe më i hershmi i Dhiatës së Re në greqisht, së bashku Codex Vaticanus. Deri në zbulimin e tekstit të Sinait, Kodeksi i Vatikanit ishte i pakrahasueshëm.

1944Luftë Botërore– Forca policore të qeverisë kuislingë (Xhafer Deva, ministër i Brendshëm) të udhëhequra nga kapiteni i Gestapos, Lange, vërshojnë rrugicave të Tiranës dhe masakrojnë 86 vetë të cilët u nxorën zvarrë nga banesat, u vranë, u prenë para dyerve, në sy të të afërmve të tyre.

1945 – Lufta e Dytë Botërore: Konferenca e Jaltës mes Tre të Mëdhenjve; Churchill, Roosevelt, Stalin, hapet në Pallatin Livadia në Krime në Ukrainën jugore. Ky pallat kishte qenë vend-pushim veror i Carit të fundit të Rusisë, Nikolla II dhe familjes së tij. Gjatë ditëve të punimeve të konferencës, Roosevelti dhe anëtarë të tjerë të delegacionit amerikan qëndruan në apartamentet e këtij pallati. Sot Livadia është shtëpi muze, por përdoret ndonjëherë nga autoritetet ukrainase për takime ndërkombëtare të nivelit të lartë. Shumica e vendimeve të rëndësishme të Konferencës së Jaltës mbetën sekret deri më 1947. Pjesëmarrësit në Jaltë konfirmuan politikën e miratuar në Kazablanka për të kërkuar dorëzimin pa kushte të Gjermanisë: ndarjen saj në katër zona okupimi (amerikane, britanike, franceze, dhe sovjetike); hapjen e gjyqeve për krime lufte; dhe shqyrtimin e çështjes së dëmshpërblimeve. Shpërthimi i mëvonshëm i luftës së ftohtë dhe sukseset e shtrirjes sovjetike në Evropën Lindore çuan në spekulime dhe kritika ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë se në Konferencën Jaltës, Ruzvelti dhe Çurçilli kishin rënë dakord për ndarjen e Evropës në Perëndimore e Lindore me këtë të fundit nën mbizotërimin komunist.

1972 – Senatori amerikan Strom Thurmond sugjeron që këngëtari britanik John Lennon të dëbohej nga Shtetet e Bashkuara për aktivizmin e tij kundër luftës ose pro-paqes.

1997 – Sekretarja e Shtetit Madelein Albright shpall se sapo kishte zbuluar se gjyshërit e saj ishin hebrenj.

2004 – Facebook, një rrjet lidhjesh shoqërore në internet, u themelua nga Mark Zuckerberg me 4 shokët e tij të dhomës ndërkohë studentë në Universitetin e Harvardit; Eduardo Saverin, Andrew McCollum, Dustin Moskovitz dhe Chris Hughes. Emri Facebook vjen nga një tog fjalësh për libër të dhënash udhëzuese lëndësh mësimore me të cilin pajisen studentët në disa universitete amerikane. Themeluesit fillimisht e kishin kufizuar anëtarësimin në Facebook vetëm për studentët e Harvardit, por më vonë e zgjeruan për universitetet Boston, Princeton, Yale, Stanford. Gradualisht, Facebook u hap për studentët në kolegje e universitete të tjera, pastaj për nxënësit e shkollave të mesme, dhe më në fund për të gjithë personat të moshës 13 vjeç e sipër kudo në botë. Në vitin 2012, Facebook u vlerësia si një kompani biznesi me vlerë prej 104 miliardë dollarësh. Në janar 2014, shefja e veprimtarive në facebook, Sheryl Sandberg, sqaroi: “Mark Zuckerberg gjithmonë thotë se Facebook filloi jo vetëm për të qenë kompani, por edhe për të përmbushur vizionin për të ndërlidhur njerëzit në botë”.