Extra Filmi i ri i James Bond do të zgjasë 3 orë

Filmi i ri i James Bond do të zgjasë 3 orë

Ai është i njohur për zgjuarsinë dhe shpejtësinë e tij, por filmi i ri i James Bond duket se nuk do të ketë lidhje me nxitimin.

“No Time to Die” ka të ngjarë të bëhet filmi më i gjati për agjentin “007” , të interpretuar NGA Daniel Crag. “Daily Mail” shkruan se kinemave në Mbretërinë e Bashkuar u është thënë të prenotojnë tre orë për filmin e 25-të për James Bondin.

“No Time To Die” është duke u redaktuar dhe, sipas mediave britanike, aktualisht zgjat dy orë e 54 minuta , megjithëse mund të zgjasë edhe më gjatë.

”Kinemave duhet t’u thuhet mirë se sa zgjat një film në mënyrë që ata të planifikojnë se sa herë do të shfaqet në ditë”, shkruan “Daily Mail”. “Ky film është kaq i gjatë sepse regjisorët kanë shtuar vazhdimisht faqe në skenar dhe xhirimet vazhduan më shumë se sa ishte planifikuar”.

Ana De Armas, “Bond girl”

Si fillim mësohet se regjisorët patën probleme me skenarin dhe më pas aktori Daniel Crag u plagos. “Ai dëshiron që Bondi i tij i fundit të jetë perfekt, por shumë njerëz pritet të largohen nga kinemaja për të bërë një pushim sepse ky film zgjat tre orë”, thotë një burim.

Kritiku Mattheu Bond, beson se një film tri orë i gjatë do të ishte një rrezik që regjisorët duhet ta merrnin parasysh.

“Por prodhuesit e Bondit kanë përvojë jashtëzakonisht të madhe”, thotë ai. “Ata duan t’i japin lamtumirën Daniel Crag ashtu siç duhet.”

“No Time To Die” ishte planifikuar të dilte në kinema në nëntor, por Craig insistoi të punësonte skenaristen Phoebe Waller-Bridge për të rishkruaj skenarin për ta bërë atë më modern, kështu që premiera do të jetë më 2 prill në Britaninë e Madhe.