Kina ka filluar testimin te kaviet për një vaksinë të parë të mundshme kundër koronavirusit të ri 2019-nCov.
“Disa mostra të vaksinës së mundshme janë injektuar tek 100 minj, pasi testet tek kafshët bëhen më përpara se të njerëzit”, deklaruan disa studiues të Institutit kinez për Kërkime Shkencore.
Ndërkohë, numri i viktimave nga koronavirusi ka arritur në 1 017 numri, ndërsa në numri i të prekurve në 42 638.
Në deklaratën e Komisionit Kombëtar të Shëndetit (NHC) në Kinë, thuhet se numri i të dyshuarve të infektuar nga koronavirusi ka arritur në 21 675, ndërsa 187 728 të tjerë ndodhen nën kujdes mjekësor.
Gjithashtu, është rritur numri i personave të infektuar nga koronavirusi në 42 638 nga të cilët 7333 ndodhen në gjendje të rëndë.
Numri viktimave për shkak të epidemisë ka arritur në 1 017, ku një prej rasteve të vdekjeve është regjistruar në Hong Kong.
Përveç territorit të Kinës, 52 persona janë prekur nga virusi në rajonet administrative speciale të vendit, prej të cilëve 42 në Hong Kong dhe 10 në Makau.