Aktualitet Mbi 1,5 milionë ukrainas kanë lënë vendin, kriza më e madhe e...

Mbi 1,5 milionë ukrainas kanë lënë vendin, kriza më e madhe e refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore

Ka shkuar në mbi 1.5 milionë numri i ukrainasve që janë larguar nga vendi i tyre në 10 ditëshin e fundit, që kur Putini sulmoi vendin e tyre.

Konfirmimi erdhi nga komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët, Filippo Grandi, sipas të cilit kjo është kriza më e madhe në rritje e refugjatëve në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ndërkohë numri i vullnetarëve ukrainas që janë regjistruar në Forcat e Mbrojtjes Territoriale që nga fillimi i sulmit rus në vend ka arritur në 100 mijë.

Kjo është bërë e ditur nga Garda Kombëtare e Ukrainës e cituar nga Kyiv Independent.