Bota Mbi 35 mijë raste të reja në Itali, rritet ndjeshëm numri i...

Mbi 35 mijë raste të reja në Itali, rritet ndjeshëm numri i viktimave nga COVID-19

Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 35 098 raste të reja infektimi dhe 580 viktima të lidhura me COVID-19, sipas Mbrojtjes Civile.

Shifra të tilla në numrin ditor të viktimave nuk janë vënë re që nga 14 prilli, kur ato arritën në 602.

Në buletinin e radhës të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se në 24 orët e fundit pas 217 mijë tamponësh të kryer, janë regjistruar 35 mijë raste të reja me koronavirus.

Që nga fillimi i urgjencës, të infektuarit nga virusi, përfshirë viktimat dhe të shëruarit, ka arritur në 995 463.

Në nivel rajonal është kryeson sërish Lombardia, me 10 955 raste të reja në 24 orë, e ndjekur nga Piemonte (+ 3 659), Veneto (+ 2 763), Campania (+ 2 716) dhe Lazio (+ 2 608).

Aktualisht ka + 122 pacientë të tjerë në kujdes intensiv, sipas të dhënave nga Ministria, në një total prej 2 971 pacientësh.