Bota Mbi 41 shkolla në Berlin bëhen vatra të COVID-19 dy javë pas...

Mbi 41 shkolla në Berlin bëhen vatra të COVID-19 dy javë pas rihapjes

Dy javë pas hapjes së shkollave në Gjermani, në Berlin janë raportuar raste të reja të koronavirusit në të paktën 41 shkolla.

Karantinimi i qindra mësuesëve dhe nxënësve në Berlin nxjerr në pah rrezikun e infeksionit në mjediset e shkollës, pavarësisht insistimit të qeverisë dhe ekspertëve se rihapja e shkollave është e sigurt në rast se zbatohen të gjitha masat e mbrojtjes.

Sipas disa raportimeve në Berlin, të gjitha grupmoshat janë prekur nga virusi, përfshirë nxënësit e fillores dhe ata në gjimnaze.

Kryeqyteti i Gjermanisë, Berlini, ishte ndër qytetet e parë në Gjermani, i cili lejoi rihapjen e shkollave pas pushimeve verore. Të gjithë nxënësit janë të detyruar të mbajnë maska në korridoret e shkollës deri në momentin që ulen në bankat e tyre. Disa kritikë thonë se këto masa nuk janë të mjaftueshme, pasi nxënësit duhet t’i mbajnë maskat gjatë gjithë kohës që janë në klasë.

Në Europë rastet e reja po shtohen, ndërsa Spanja shënoi 66,905 të infektuar në dy javët e fundit duke rezultuar si vendi me më shumë infektime në një periudhë 14-ditore në Europë.