Politika Mbledhja e Këshillit të Mandateve, Rama: Muhabete pazari. Reagon Basha

Mbledhja e Këshillit të Mandateve, Rama: Muhabete pazari. Reagon Basha

Kryeministri Edi Rama reagoi pas mbledhjes së Këshillit të Rregullores dhe Mandateve për kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit dhe dhënien e autorizimit për arrestimin e tij.

Rama e ka cilësuar këtë mbledhje si “muhabet pazari”

“Deri këtu muhabet pazari nga 72 orë çorbë në kazanët e krimit politikës medias! Të presim me vullnet të plotë për drejtësi PROVAT #Derinëfund”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Pas deklaratës së kryeministrit ka reaguar edhe Basha, duke postuar një foto të Ramës dhe Tahiri,

“Ky eshte Edi Rama: Ka futur njerez per mospagese dritash ne burg ku jane vetevrare, ka futur ne burg qytetare te varfer per ca tulla mur te shtuar pa leje.

Dhe do te mbaje te lire bashkepunetorin e tij dhe te krimit te organizuar te kapur ne flagrance para syve te gjithe botes nga antimafia italiane ne trafik droge dhe armesh. Ky eshte narkoshteti. Kjo duhet te marre fund”, shkruan Lulzim Basha në Facebook.