Politika Mbledhja e qeverisë, Rama publikon sfidat e këtij viti

Mbledhja e qeverisë, Rama publikon sfidat e këtij viti

Pas mbledhjes informale të kabinetit qeveritar në zonën e Elbasanit, kryeministri Edi Rama publikoi disa nga prioritetet kryesore për këtë vit, duke veçuar edhe rekrutimin në administratë të studentëve me mesatare të lartë.

“Ditë diskutimi për sfidat e 2019 sektor për sektor.

Në fokus rritja e punësimit dhe sipërmarrjes vendase; përmirësimi i mëtejshëm i infrastrukturës së shërbimeve publike; masat e reja Antikorrupsion dhe rekrutimi në administratë i të rinjve me 9-10”, shkruan Rama.