Bota Mbretëresha e Danimarkës heq dorë nga froni

Mbretëresha e Danimarkës heq dorë nga froni

Mbretëresha e Danimarkës ka vendosur të heqë dorë nga froni, 52 vite pasi vendosi kurorën. Margrethe II e bëri të ditur vendimin e saj në një dalje televizive ditën e sotme.

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se Mbretëresha Margrethe II, do të zbresë nga froni më 14 janar dhe do t’ia lërë vendin djalit të saj të madh, Princit Frederik.

Mbretëresha 83-vjeçare, e cila u kurorëzua në 1972, është monarkia më jetëgjatë në Evropë pas vdekjes së Mbretëreshës së Britanisë, Elizabeth II në shtator të vitit 2022.