Kryesore Mbyllen lokalet, fast-food dhe restorantet në të gjithë Shqipërinë deri në 3...

Mbyllen lokalet, fast-food dhe restorantet në të gjithë Shqipërinë deri në 3 prill

Zgjerohet gjithnjë e më shumë gama e masave drastike në Shqipëri në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Zbardhet vendimi për mbylljen e bareve dhe restoranteve në të gjithë vendin.

Urdhëri është firmosur në datë 12 mars nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Ogerta Manastirliu, ndërsa ka mbërritur zyrtarisht në të gjitha Bashkitë e vendit.

Bare, fast-food dhe restorante në të gjithë vendin do të qëndrojnë të mbyllura të paktën deri në datën 3 prill.