Kryesore “McGonigal”, Rama delegon Spiropalin për interpelancën, Bardhi: Të vijë Kryeministri, nuk pranoj...

“McGonigal”, Rama delegon Spiropalin për interpelancën, Bardhi: Të vijë Kryeministri, nuk pranoj hijen e tij

Kryeministri Edi Rama nuk u paraqit sot në interpelancën e kërkuar nga deputeti i PD Gazment Bardhi për të folur për çështjen “McGonigal”.

Kreu i qeverisë kishte deleguar ministren Elisa Spiropali për të folur në emër të tij, por kjo gjë nuk është pranuar nga deputeti Bardhi i cili refuzoi interpelancën.

Gazment Bardhi: Nuk kam kërkuar interpelancë për hijen e Kryeministrit, kam kërkuar interpelancë me Kryeministrin. e kam thirrur këtu si Kryeministër të Republikës së Shqipërisë. Dhe nuk mund të fshihet pas Elisës, as pas Agron Nezës, as pas McGonigal. Kryeministri do duhet të vijë këtu dhe të japë këtu se si me veprime kriminale mafioze ka korruptuar një zyrtar të lartë të FBI. Nuk pranoj të bëj interpelancë me hije të Kryeministrit.

Elisa Spiropali: Ju personalisht Bardhi, a kërkoni sqarime mbi çështjen, a doni që të zbardhet e plotë? Qetësohuni, po ju them nguti juaj i dëshpëruar për të nxjerrë konkluzione është qesharak. Si grata e si non grata nuk na lejoni që të ju japim shpjegime njëherë e mirë për këtë çështje. E kuptoj dëshpërimin tuaj në kolektiv siç jeni sepse edhe i mbyturi po u kap pas flokëve të tij, mund të kalojë në ndonjë kanal. Por ju duhet të kaloni oqeanin i nderuar dhe kjo është e pamundur.

Pas këtij momenti, seanca plenare u pezullua për 10 minuta.