Kuriozitete Më afër se kurrë me diellin, sonda e NASA-s mbijeton në 1300°C

Më afër se kurrë me diellin, sonda e NASA-s mbijeton në 1300°C

Një sondë e NASA-s është zhytur në atmosferën e diellit, duke u bërë objekti më i afërt me të që vjen nga Toka. Ajo është pjesë e një misioni tepër të guximshëm të Agjencisë Hapësinore Amerikane që synon të mësojë më tepër mbi diellin.

Sonda “Parker”, me madhësinë e një makine, u fut të enjten në atmosferën e diellit dhe prej disa ditësh komunikimi me Tokën është shkëputur. Edhe pse është objekti tokësor që i është afruar më tepër diellit, gjithsesi sonda është mbi 24 milionë kilometra larg dhe po mbijeton në një temperaturë 1300 gradë Celsius.

Gjatë këtij misioni, sonda do të mbledhë të dhëna mbi atmosferën e diellit, të quajtur “korona”, të dhëna që do të mbërrijnë në Tokë brenda disa javëve.

Ky është vetëm udhëtimi i dytë i sondës, që sipas shkencëtarëve të NASA-s, do të mund të kryejë 24 të tillë. Në udhëtimin e fundit, të programuar për vitin 2024, sonda do të ulet në sipërfaqen e diellit, ku do të shkrihet në temperatura ekstreme.

NASA shpreson që misioni, me vlerë 1,5 miliardë dollarë, të hedhë dritë mbi mënyrën se si funksionon ylli më i afërt dhe më i dashur për planetin tonë.