Sport Basketboll/ Teuta prek historinë, arrin finalen e Ligës Ballkanike

Basketboll/ Teuta prek historinë, arrin finalen e Ligës Ballkanike

Teuta në baskeboll për meshkuj ka bërë historinë duke u kualifikuar në finalen Ligës Ballkanike.

Skuadra bullgare e Beroes pasi e mbylli sezonin e rregullt në krye të renditjes, u mund në gjysmëfinale një ditë më parë nga durrsakët me rezultatin 80-68.

Sot në orën 19:00, Teuta përballet me maqedonasit e Blokotehna-s për trofeun e rëndësishëm ballkanik.

Tifozë të shumtë priten të udhëtojnë drejt kryeqytetit nga qyteti i Durrësit, për të mbështetur skuadrën e tyre në aktivitetin që po zhvillohet në sallën sportive “Feti Borova” në kryeqytet.