1085 kilometra, 4 vende Unesco, 15 ditë. Janë numrat e itinerarit mbi dy rrota të një prej vendeve më të egër dhe më pak të njohur të Europës, Shqipërisë dhe në veçanti të jugut të saj.
Shqipëria me biçikletë, itineraret më të bukur.
Me biçikletë mund të bësh pa nxitim rrugën mes tokave të egra, luginash, majash, vreshtash dhe fshatrash antikë të varur shpateve ta maleve njëri pas tjetrit, por edhe manastireve dhe kështjellave me pamje mbi det e qyteteve historike, ku duket se koha është ndalur dhe ritmi është ai i shumë kohëve më parë.
Nga Tirana, dy javë aventura
Një aventurë që fillon dhe përfundon në të njëjtin vend, në Tiranë, kryeqyteti i gjallëruar i ‘tokës së shqiponjave’, dhe vazhdon në formë rrethore. Dy javë udhëtimi, – të këshilluara nga ideatorët e udhëtitmit të sapo inauguruar, – përgjatë Shqipërisë juglindore, në kufi me Maqedoninë e Veriut, buzë liqenit më antik dhe më të thellë të kontinetit të vjetër dhe pastaj përgjatë lumit të fundit të egër në Europë, Vjosës, që pritet të kthehet në park kombëtar.
Dhe pastaj qytete të historisë mijëravjeçare, pjesë e UNESCO në listën e trashëgimisë botërore, vende arkeologjike me vlerë të paçmuar, plazhe të pacënuar, gjire sekrete dhe kështjella me pamje nga deti.
Këtë udhëtim e këshillon as më shumë e as më pak, por ‘New York Times’: ‘UNESCO Cycling Route’ është në fakt në listën e 52 destinacioneve që duhen parë në 2023-shin.
Një rast unik për ta nisur këtë pranverë apo fillimin e verës, duke vizituar një nga territoret e fundit të paeksploruar dhe autentikë të Europës.
Një udhëtim i ngadaltë me biçikletë, mes fshatrave me shpirt antik, manastireve që shohin nga deti, fshatrave të gurtë dhe mikpritjes së kohëve të dikurshme.
Marrë nga viaggi.corriere.it