Aktualitet Me ekstazi dhe kanabis me vete, “Shqiponjat” arrestojnë 25-vjeçaren në Tiranë. Në...

Me ekstazi dhe kanabis me vete, “Shqiponjat” arrestojnë 25-vjeçaren në Tiranë. Në shtëpi i gjendet dhe pistoletë

Një 25-vjeçare është kapur me ekstazi dhe kanabis me vete në rrugët e Tiranës, për pasojë është vënë në pranga. Bëhet fjalë për të renë e identifikuar me inicialet U. Sh.banuese në Tiranë, e ndërsa  dhe u shpallën në kërkim bashkëpunëtorët K. M., dhe G. T..

Sikur të mos mjaftonte droga, të resë iu gjet në shtëpi edhe një pistoletë. Arrestimi i saj u bë nga Forcat “Shqiponja” në kuadër të operacionit policor të koduar  “Magnum”.

Njoftimi i policisë:

“Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve ne bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”operacioni policor i koduar “Magnum”.

Mbante lëndë narkotike me vete dhe armë zjarri në banesë, vihet në pranga një 25-vjeçare.

Shpallen në kërkim dy shtetas të tjerë. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis dhe ekstazi.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me ato Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në çdo formë të saj, bazuar dhe në inteligjencën informative, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Magnum”.

Si rezultat i tij u arrestua në flagrancë shtetasja U. Sh., 25 vjeçe, banuese në Tiranë, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit K. M., dhe G. T.

Gjatë kontrollit fizik të shtetases U. Sh., shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde narkotike kanabis dhe ekstazi, dhe gjatë kontrollit të banesës së saj, gjetën një armë zjarri pistoletë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike kanabis dhe ekstazi, sëbashku me armën e zjarrit. Vijon puna për kapjen e shtetasve K. M., dhe G. T. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”.