Extra Meritoni s’lë gjë pa thënë për Romeon: Nuk i shkonte askush në...

Meritoni s’lë gjë pa thënë për Romeon: Nuk i shkonte askush në emision, e kam njohur me biznesmenë

Big Brother nuk është vendi ku mund të ndërtohen miqësi të forta, e ca më pak të forcohen ato nga jashtë. Këtë e ka treguar dhe rasti i Romeos me Meritonin, të cilët mbrëmjen e djeshme nuk kanë lënë gjë pa i thënë njëri tjetrit.

Pas spektaklit, Meritoni është shprehur shumë i zhgënjyer nga Romeo, për të cilin tha se e ka ndihmuar në hapat e para të karrierës, duke i dërguar të ftuar në emision, për shkak të rrethit të gjerë të miqësive që ka me personazhe të estradës. Meritoni i bëri deklaratat e forta në një bisedë me Jetmirin, pasi Romeo e quajti ushtar të këtij të fundit.

Meritoni: Më mërziti shumë, ka kthyer situatën e dasmës kundër meje, dhe unë kam hesht. Unë veç një koment ia kam dhënë dhe e pe si reagoi. Kur ndodhi puna e rripit, unë e kam dorëzuar te tavolina që ishte ai, në asnjë moment nuk më ka qëndruar afër, duke thënë se nuk ka justifikim. Pse nuk reagoi për moshën ky? Ka qenë vetë i lidhur me herët, me një vajzë më të madhe në moshë? Pse nuk i tha gjë Eglës ai, apo i duhet ajo. Pse ngriti gishtin ai dhe më bëri lojtar. Paska mbajtur gjithë këtë mllef brenda vetes.

Kurrë s’ia ka dhënë dorën askush, unë ja kam dhënë. Nuk po flas vetëm për këtë. Po flas edhe për profesionalizëm. S’i ka shkuar askush nëpër studio. Kurrë se ka njohur Prishtinën o babi, e kam sjellë në Prishtinë, e kam njohur me biznesmenë, e kam bërë shok me njerëz që ia ka parë hajrin. Më kanë thirrur mua në telefon dhe më kanë pyetur a më ka thënë faleminderit. Ka edhe gjëra shumë më të thella. S’i ka besuar askush. Kanë qenë në televizione që s’i ka qëndruar askush afër. Unë i di vetë reperat kur më kanë marrë në telefon, dhe më kanë thënë më kanë thirrur dy djem të rinj, a të shkoj. Unë jam rrit me ata njerëz.