Bota Merkel: Me Gjermaninë në drejtim të BE, zëri i Europës do të...

Merkel: Me Gjermaninë në drejtim të BE, zëri i Europës do të ngrihet fuqishëm në botë

Kancelarja e Gjermanisë, Angel Merkel deklaroi se vetëm brenda Bashkimit Europian Gjermania mund të mbrojë vlerat dhe interesat e saj.

Në mesazhin për vitin e ri, ajo theksoi se viti 2020 mund të jetë vit i mirë për vendin e saj.

Ajo vuri në dukje se kur Europa është në gjendje të mirë, edhe Gjermania do të jetë e tillë.

“Sepse vetëm brenda BE-së mund t’i mbrojmë vlerat dhe interesat tona, pasi paqen, lirinë dhe prosperitetin mund t’i marrim nën mbrojtje”, theksoi Merkel.

Ajo më tej rikujtoi se Gjermania në gjysmën e dytë të vitit 2020 do të marrë përsipër presidencën e radhës së BE-së dhe në këtë kuadër do të përpiqen që zëri i Europës të ngrihet fuqishëm në botë.

Merkel njoftoi se do të zhvillojnë samite me Kinën dhe vendet afrikane.

“Bashkëpunimi me Afrikën është në interesin tonë”, u shpreh ajo.

Kancelarja gjermane pohoi se në rast se njerëzve u jepet një jetë në paqe dhe siguri, mund të zvogëlohet migrimi.

Ajo ndër të tjera nënvizoi se siguria e qëndrueshme mund të nxirret në pah nëse luftërat përfundohen me zgjidhje politike.

Merkel gjithashtu foli edhe për zhvillimet e ekstremit të djathtë në rritje në Gjermani, duke theksuar se është detyrë e shtetit që t’i mbrojë njerëzit kundër urrejtjes, armiqësisë, dhunës, racizmit dhe antisemitizmit.