Kryesore Merkel: Samit special në shkurt për negociatat me Shqipërinë

Merkel: Samit special në shkurt për negociatat me Shqipërinë

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka njoftuar nga Berlini, se çështja e negociatave me Shqipërinë do të diskutohet në një samit special të Këshillit Europian në Bruksel në datë 20 shkurt.

“Do të ketë një Këshill Europian special në 20 shkurt. Ne do të flasim për çështjen e zgjerimit të Bashkimit Evropian, në veçanti për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Hungaria tashmë ka një Komisioner për zgjerimit në Komision. Pozicionimi gjeografik i Hungarisë është natyrisht i tillë që kemi një interes shumë të veçantë për fqinjësi të mirë dhe zhvillim të mirë në këtë rajon”, deklaroi Merkel gjatë një konference të përbashkët për media me homologun e saj hungarez Viktor Orban. Ky i fundit u shpreh pro negociatave, por duke nënvizuar përshpejtimin e procesit në veçanti për Serbinë.

“Ju e dini që Hungaria është në favor të zgjerimit. Tani sigurisht që të gjithë flasin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kjo është e kuptueshme. Sidoqoftë, unë do të tërheq vëmendjen e Kancelares për faktin se zemra e gjithë zgjerimit të Ballkanit Perëndimor është Serbia. Prandaj, bisedimet me Serbinë duhet të përshpejtohen sa më shumë dhe të çohen në fazën e fundit”, tha Orban.

Sipas kryeministrit hungarez, vetëm nëse Serbia anëtarësohet në Bashkimin Europian mund të garantohet stabilitet në rajonin e Ballkanit.