Kryesore Merr detyrën kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Merr detyrën kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Talat Xhaferi ka marrë sot detyrën e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut. Detyra iu dorëzua nga Kryeministri në largim Kovaçevski. Pas takimit për marrjen e detyrës, Koveçevski dhe Xhaferi kanë mbajtur deklaratë për mediat.

Talat Xhaferri preferoi që deklaratën e tij pas marrjes së detyrës si kryeministër i RMV-së ta jepte në jepte në 2 gjuhë, atë shqipe dhe gjuhën zyrtare në RMV.

Gjatë fjalës së tij, Xhaferi u shpreh se ka shprehur kënaqësi dhe përgjegjësi për detyrën që ka marrë përsipër teksa ka thënë se kushtetuta dhe ligji do të jenë baza mbi të cilat do të mbështesë çdo vendim që do të marrë në qeveri.

Si prioritet primar i qeverisë nën drejtimin e tij do të jetë mbajtja, avancimi i partneritetit strategjik të RMV-së me NATO, BE dhe SHBA.

“Sapo përfunduam takimin tetë a tetë me Kovaçevskin për të bërë pranim-dorëzimin e detyrës së kryeministrit të qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me Kovaçevskin, pajtuam për çështjen primare që do të jetë në fokusin e qeverisë. Shpreha kënaqësi dhe përgjegjësi për detyrën që mora përsipër duke përsëritur dhe atë që thashë dhe dje, kushtetuta dhe ligji do të jenë baza mbi të cilën do të mbështes çdo vendim që do të marrim si qeveri.

Duke qenë se jemi në koalicionin qeveritar që punon dhe me programin e zgjedhuar të punës, natyrisht që qeveria që do të udhëheq unë, do vazhdojë me zbatimin e plotë, efikas për politikat e pranuara në këtë program. Detyra primare është përgatitja, organizimi dhe zbatimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike – Presidenciale më 24 Prill dhe zgjedhjeve të rregullta parlamentare më 8 Maj 2024 dhe për këtë qeveria ka një procedurë të drejtpërdrejtë, transparente dhe ligjore dhe në bashkëpunim me Kuvendin, me OSBE-ODIHR, BE dhe SHBA. Do të zbatojë të gjitha parakushtet ligjore, institucionale dhe operative për zbatimin e vullnetit të qytetarëve duke synuar mundësimin e standardeve më të larta evropiane që të zhvillohen zgjedhje me legjitimitet të plotë dhe pranim konsensual të vullnetit të qytetarëve.

Mbajtja dhe avancimi i partneritetit strategjik të RMV-së me NATO, BE dhe SHBA, si qëllime strategjike, mbeten prioritet primar i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Besnik ndaj poltikës së jashtme të sigurisë së BE-së, nuk ka alternativë tjetër. Përshpejtimi i rritjes dhe zhvillimit ekonomik për të mbështetur prioritetet sociale, fokus. Plani i rritjes, si pjesë e pakos së Komisonit Europian, do të ketë vëmendjen e plotë të qeverisë. Pa marrë parasysh se sa do të zgjasë kjo qeveria, nuk do të mungojnë bashkëpunimi institucion, çdo digaster efikas në shërbim të qytetarëve. Ka një gjë që nuk ndryshon kurrë, ne të gjithë jemi aty për të ruajtur interesat e tuaja”, tha Xhaferi.

Kjo është hera e parë që një shqiptar bëhet Kryeministër i Maqedonisë së Veriut. Talat Xhaferi do të udhëheqë qeverinë teknike deri në shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut, të cilat do të mbahen më 8 Maj.