Kuriozitete Merr fund aventura e ariut ekspert në arratisje

Merr fund aventura e ariut ekspert në arratisje

Një ari 4-vjeçar i quajtur Papillon arrin gjithmonë të arratiset. Në fund të muajit korrik ai arriti të arratiset nga gardhi elektrik dhe rrjeta e telit.

Por punonjësit e pyjeve arritën ta rikapnin me anë të grackës së tubit në zonën e Lagorai, provinca e Trentino, pranë Alpeve italiane. Në lajmin e raportuar nga RAI thuhet se 42 ditëve të lirisë së Papillon, edhe kësaj radhe i erdhi fundi.

Ai është quajtur Papillon sipas personazhit të romanit autobiografik të shkrimtarit të burgosur francez Henri Charrière, i cili kishte shpëtuar nga ‘kafazi i tij’ disa herë.

Pas arratisjes së parë dhe kapjes në 2019, Papillon shpëtoi përsëri në korrik, kësaj here pa qaforen gjurmuese. Në prill ai kishte gjetur mënyrën për të dalë përsëri nga rrethimi i tij, të cilin e ndan me një arushë femër.

Zyrtarët thanë se madje e kanë kastruar Papillon me qëllim për ta qetësuar, por edhe kjo nuk funksionoi. “Problemi është se ariu është shumë i egër dhe ka një instinkt të fortë për t’u kthyer te pylli”, tha një përfaqësues.