Illyrian dhe Arbër do të jenë emrat e dy trupave qiellor që u përkasin shqiptarëve. Të martën, Bashkimi Ndërkombëtar i Astrofizikanëve certifikoi zgjedhjen që mijëra shqiptarë i bënë emrit të yllit HD 82886b dhe planetit që rrotullohet rreth tij. Këto dy objekte astronomike ndodhen më shumë se 416 vite dritë larg nesh, në yjësinë e Luanit të Vogël.
Në një postim në faqen e saj zyrtare, fizikantja Mimoza Hafizi njofton certifikimin e emrave dhe u uron shqiptarëve që ato të jenë një ogur i mirë për vitin e 2020.
“Me këtë zgjedhje, ne shqiptarët dërguam një copë të historisë sonë drejt qendrës së Galaksisë. Le të presim që në këmbim të marrim Urimin Galaktik për jetë të gjatë e mirëqenie të kombit tonë! Le të jetë planeti Arbër një burim dijesh për ne dhe njerëzimin tokësor! Gëzuar 2020!“
Për emërtimin e këtyre trupave qiellorë u bë dhe një konferencë shkencore, ku u përzgjodhën 6 çifte emrash, nga 120 propozimet që ishin më të votuarat. Por emrat zyrtarë tashmë janë Illyrian për yllin dhe Arbër për planetin. Planeti që u përket shqiptarëve është qindra herë më i madh se Toka dhe ngjan me Jupiterin.