Politika Mesazhet e koduara të Lleshajt për intrigat dhe paraardhësit

Mesazhet e koduara të Lleshajt për intrigat dhe paraardhësit

Në një intervistë për Real Story, në Neës 24, ministri i dorëhequr, Sandër Lleshaj, dha disa mesazhe të koduara që ishin shigjeta për ambientin politik të mazhorancës dhe paraardhësve.

Lleshaj ka pranuar se intrigat ekzistojnë dhe lufta e brendshme.

Ai tha se ndërkohë, e ka vetinë për të duruar presionin. I mungon ai sensor që mund ta trazonte, t’i prishte qetësinë.

Ai tha se për postin që ai kishte, shumë njerëz janë gati të luftojnë, duke nënkuptuar kësisoj, rivalitetet e brendshme.

Një shigjetë me helm për paraardhësit e tij, brenda PS.

Ai u shpreh se ndryshe nga ata para tij (Tahiri dhe Xhafaj), që kanë ikur për arsye personale që lidheshin me ta, në rastin e tij, ai nuk kishte asnjë arsye të këtillë. Pra, sipas tij, ai iku për asgjë.

Lleshaj ishte cilësuar gjithmonë si një trup i huaj në Partinë Socialiste.